Alesia Bami flet për burrin pas jetës së saj luksoze

Është (të paktën) hera e dytë që Ori Nebiaj pyet të ftuarën e saj mbi mënyrën si justifikon jetën luksoze që poston në Instagram. E fundit ishte Ilda Bejleri, që tha se punon dhe vjen nga një familje e pasur dhe e dyta është Alesia Bami, kolege e Ildës në “Procesin Sportiv.”

Për t’u treguar të drejtë, në Instagramin e Alesias nuk vihet re ndonjë luks i jashtëzakonshëm. Veshje nga dyqane në vend, pushime në Greqi, një bluzë Balenciaga tek tuk, por meqë jemi këtu, le ta zbulojmë kujt i takojnë meritat.

“Përveç pjesës që paguhem në televizion, kam hapur edhe…” nisi të shpjegohej Alesia. “Një biznes,” i plotësoi gabimisht fjalinë Ori, sepse ka hapur plot dy. Një dyqan me veshje dhe një lounge.

“Është një mashkull pas kësaj,” vijon moderatorja. “Është babai im. Se normalisht unë vetë nuk do të arrija… Njërin [biznes] edhe do mundesha, por të dyja do ishte shumë e vështirë.”

Ky është babi, meqë u munduat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *