Cërrik, shpërndahen paketa ushqimore e mjete didaktike për fëmijët

Në kuadër të nismës “Një muaj, një komunitet”, bashkia Cërrik iu kushtoi sot vëmendje fëmijëve dhe familjeve në nevojë të fshatit Gjyralë, njësia administrative Gostimë.

Kryetari i bashkisë Cërrik, Andis Salla në bashkëpunim me organizatën “Nisma për ndryshim shoqëror” Arsis shpërndau ndihma në paketa ushqimore, veshmbathje, çanta për shkollë dhe mjete didaktike për fëmijët e këtyre familjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *