Elbasan/Arrestohen vëlla e motër, tentuan të vjedhin një magazinë ushqimore

Specialistët për Hetimin e ķrimit në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Elbasan, arŕestuan në flagrancë shtetasit: Nj.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe (vëlla e motër) banues në Elbasan. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë tentativës për të vjedhur një magazinë ushqimore në pronësi të shtetasit E.B., janë pikasur nga qytetarë të cilët kanë njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit menjëherë kanë organizuar punë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arŕestimi në flagrancë i shtetasve të cilët ndodheshin mbrenda në magazinë në tentativë për të vjedhur.

Gjithashtu shtetasja S.H., nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë gjatë shoqërimit duke thyer xhamat e dritares së dhomës së shoqërimit.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, ” Vjedhja” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë në ngarkim të shtetasve Nj.H., dhe S.H , si edhe për veprat penale “Shkatërim i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” për shtetasen S.H.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *