I shfaqet video me babain, Cristiano Ronaldo shpëŕthen në lot

“Asnjëherë nuk e kam njohur vërtetë babanë tim. Ai ishte gjithmonë i dehur ”. Kështu ka thënë futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo në një intervistë më Piers Morgan, e cila do të transmetohet ditën e martë.

Ai ka shpëŕthyer në lot kur është në ekran i është shfaqur që klip i të atit, José Dinis Aveiro, i cili ndërroi jëtë në moshën 52-vjecare, nga probleme me mëlçinë.

I ati i futbollistit ishte intervistuar nga televizioni norvegjez gjatë kampionatin evropian, Euro 2004 një vit para se të ndërronte jetë. Ai rrëfente se ishte shumë krenar për djalin e tij.

‘Unë nuk e kam parë atë video….Gjëja që më vjen më shumë keq është së babai im nuk arrit të shihte atë që unë jam bërë sot”- ka thënë futbollisti i njohur. Në këtë intervistë 34-vjeçari ka folur edhe për akuzat për pëŕdhunim. Intervista e plotë do të transmetohet ditën e nesërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *