I shkuan në shtëpi, nuk e gjetën. E kapën në lokal duke drekuar, pse u arrestua 33-vjeçari në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, arŕestuan në flagrancë një 33 vjeçar, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për këtë shtetas kishte vendosur masën e sigurisë “Arŕest në shtëpi”, si i dyshuari i vjedhjes me ɗhunë të shtetasit A. V., ndodhur më datë 06.09.2019, në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion nga qytetarët se 33-vjeçari nuk zbatonte vendimin e Gjykatës dhe kanë ushtruar kontroll për verifikim e masë së sigurisë, por nuk e kanë gjetur në banesë.

Policia pas kontrollit e ka gjetur dhe arŕestuar shtetasin i cili ishte në një lokal duke drekuar. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Largimi i të buŕgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *