“Mami mjaft më puthe”/ Në ditën e parë të shkollës, Hueyda El Saied rrëfen emocionet e veçanta për djalin

Data 16 shtator shënon fillimin e sezonit të ri shkollor dhe rrugët e qyteteve janë mbushur që në orët e para të mëngjesit me grupe nxënësish. Të shumtë janë vogëlushët që do të futen në klasë të parë dhe sigurisht, krah tyre s’mund të mungonin prindërit, të emocionuar për ditën e veçantë të fëmijëve.

Një emocion të tillë e ka ndjerë edhe balerina Hueyda El Saied, teksa ka çuar djalin e saj në klasë të parë në Luksemburg.

Ajo ka ndarë në profilin e saj në Instagram një foto të Gabrielit me çantën në shpinë dhe ka përshkruar ndjesinë për këtë ditë, duke kuptuar se koha kalon kaq shpejt.

“Dita e parë e shkollës. Gabrieli është i gëzuar, ndërsa mua më kapi një anķth sa që kur u fut në klasë, rrija si statujë tek dera dhe e shihja. Në një moment u hutova aq shumë sa u futa në klasën e tij dhe pyeta: “Gabriel ku e le çantën”, ndërkohë që çanten e tij e kisha unë në dorë. Koha kalon aq shpejt dhe unë e kuptoj këtë teksa shoh Gabrielin të rritet e të më thotë « Mami mjaft më puthe »”-shkruan Hueydës krahas fotos.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *