Mezi po presim ta shohim! Pak orë para dasmës Jonida Vokshi zgjedh fustanin e nusërisë

Edhe një ditë na ndan nga dasma e shumëpritur e Jonida Vokshit dhe partnerit të saj, Besnik Krapi. Tani që na ndajnë edhe pak orë nga dita e madhe kanë nisur të zbulohen edhe detajet e para.

Në fillim u zbuluan ftesat super të veçanta që çifti kishte zgjedhur për ditën speciale. Nga ftesat e kuruara në detaje u kuptua se ceremonia do të zhvillohet në bregdet, megjithatë detaje të tjera nuk janë zbuluar ende.

Por duket se vetëm pak orë para dasmës Jonida ka bërë provat e fundit të fustanit dhe mezi po presim ta shohim të veshur me të bardha.

Lajmin e ka bërë të ditur Ami nëpërmjet një postimi në Instastory ku shkruan se tani çdo gjë është gati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *