Në FB ķe foton e parë, pa e parë ende ɓabai, pa të puthur ende gjyshi, pa të marrë erë më parë gjyshja

”Lindjet lajmërohen në FB. Aty të vijnë buqeta me lule. Aty ke buzëqeshje. Urime. Fjalë të zgjedhura. Në FB ke foton e parë. Pa e parë ende babai. Pa të puthur ende gjyshi. Pa të marrë erë më parë gjyshja. Për emrin nuk vendos më dajua. Jo. Një turmë elektronike, vendosin për emrin tënd. Në shikimin e parë syri ngulet tek gjiri teksa e verbon drita e celularit.

Në dëgjimin e parë ke qeshjen e nënës dhe klik-un e mesazhit që shkoi në FB… Lodra s’ka më. Këmbë me plagë s’ka më. Bark të çjerrë s’ka më. Fusha për të vrapuar s’ka më. S’ka më cingla. S’ka më topa. S’ka më karroca. S’ka më litar. Madje edhe Mimoza llastica s’ka më… Ka veç FB, apo simotrat e tij. Aty rritesh. Me mijëra lojëra. I luan vetëm. Ti thua po luaj me shokët.

Çështje këndvështrimi. Atyre që dikur luanin lagje me lagje, 100 djem e vajza bashkë, u dukesh që po luan vetëm… I mbyllur. I stresuar. Në ankth. Në pritje komentesh. Në pritje buzëqeshjesh e përkedheljesh dixhitale. Çdo gjë dokumentohet në FB. Edhe adoleshenca. Edhe lidhja e parë. Puthja e parë. Kafja e mëngjesit. Dreka. Darka. Gjumi. Tualeti. Biçikleta. Makina. Ndarja e rradhës. Zhgënjimi. Mërzia. Gëzimi…

Shoqëruar me bisedat e rastit, disa të dukshme e disa të padukshme. Në FB japin lajmërimet e fejesës. Presin urime. Në FB japin lajmërimet e dasmës. Presin urimet. Në FB japin lajmërimet e vdekjes. Presin ngushëllime. Në FB kërkojnë punë. Në FB bëjnë politikë. Ne FB behen lideret e rinj. Në FB protestojnë. Nga FB martohen. Aty shohin lajmet. Edhe kur vdesin, vazhdojnë të jenë gjallë në FB. Nuk ka nevojë për ç’rregjistrim si në gjendjen civile. Nga FB edhe të spiunojnë…

Një jetë dixhitale. Pa prekje. Pa frymë. Pa shprehje. Pa mimikë. Bota e gjithë në një alet të vogël. Për pak vite do harrohet shprehja “më mori malli”. Sot kjo shprehje përdoret veç nga disa nëna që nuk po mësohen dot me FB… Nuk e zgjidhim dot në duhet uruar shpikësi i FB, apo duhet mallkuar.”——–

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan , u arrestua në flagrancë shtetasi: I.N., 66 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me sende të forta bashkëshorten e tij. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Dhunë në familje “.

Nga Edmond Arizaj

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *