Njerëzit e ķanë të ndaluar t’i bëjnë këtë pyetje mbretëreshës!

Nëse ju bie rasti të takoheni me mbretëreshën Elizabeth, mos t’ju shkojë ndërmend ta pyesni atë për princ Harry-in, Meghan Markle-in apo bebushin Archie. Sipas gazetarit britanik, Quentin Letts, nëse ka një temë që s’mund ta diskutosh me mbretëreshën, është pikërisht kjo, aq më tepër gjatë aktiviteteve të saj mbretërore.

“Një të njohurit tim i dhanë një këshillë para se të takohej me mbretëreshën. ‘Fol për  gjithçka tjetër përveçse një teme:’ Familjes Sussex!”- shkruan gazetari në statusin e publikuar në Twitter.

Fansat, besojnë se mbretëresha do ta shmangë këtë temë, sepse i urren thashethemet.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it aktualisht janë fqinjët e mbretëreshës, pasi në prill të këtij viti u zhvendosën nga vila e tyre në Frogmore për të jetuar afër me gjyshen e princit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *