Policia Elbasan mesazh për nxënësit e shkollave.

Kosiderojeni ditën e parë të shkollës si një prej ditëve më të rëndësishme në jetën tuaj. Le të shërbejë kjo ditë si dita e betimit për të qenë qytetarë të denjë të së ardhmes vlersojeni misionin dhe rëndësin tuaj , për këtë do të keni mbështejen dhe përkushtimin maksimal të Policisë.

Në mënyrë që çdo gjë të shkojë ashtu sic duhet sot në ditën e parë të shkollës, por edhe në përmbushjen të misionit dhe detyrave të përcaktuara me ligj, DVP Elbasan ka marrë një sërë masash që nuk do të aplikohen vetëm ditën e sotme por gjatë gjithë vitit shkollor 2019-2020 për të garantuar në të gjitha shkollat e Qarkut Elbasan, sigurinë publike , rendin dhe qetësinë por edhe për të parandaluar ngjarjet kriminale apo aksidentet rrugore si dhe zhvillimin normal të proçesit mësimor në shkolla dhe rreth tyre.

Policia rrugore do të jetë e angazhuar për të lehtësuar trafikun në orët e paradites dhe mbasdites dhe do të ushtrojë kontrolle të rrepta mbi mjetet që transpotojnë fëmijë me qëllim që të plotësojnë kushtete për transportimin e kësaj kategorie. Ndërsat Patrtullat e Përgjithshme dhe Strukturat e parandalimit dhe të hetimit të krimit do jenë të ngarkuar për monitorimin dhe patrullimin më të shpeshtë të territorit pranë shkollave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *