Sherr në Elbasan, qëllohet me thikë dhe sende të forta një 62-vjeçar

Një person është qëlluar dy herë me thikë dhe sende të tjera të forta pasditen e sotme në lagjen ‘Syrja Dylgjeri’ pas një sherri. I plagosuri është një 62-vjeçar.

Ndërsa autori mësohet se është një person nga Elbasani. Pas debatit të fortë, ai e qëlloi dy herë me thikë në trup 62-vjeçarin dhe më pas me sende të forta duke e lënë të plagosur.

Gazetari i Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja raporton se i plagosuri është dërguar në spital, ku po merr mjekim, ndërsa policia ka nisur hetimet për të arrestuar autorin dhe zbuluar shkakun e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *