Shumë pranë nisjes së “E diela shqiptare”, Ardit Gjebrea bën zbulimin e papritur për publikun

Këtë fundjavë pritet të startojë sezoni i ri televiziv i programit të së dielës në ekranin e ‘Tv Klan’, ‘E diela shqiptare’. Ardit Gjebrea ka lajmëruar me anë të postimeve të ndryshme në ‘Instagram’ se këtë vit emisioni do të vijë me shumë supriza, megjithatë një prej tyre ai e ka zbuluar pak më parë.

Gjebrea ka publikuar disa video në ‘Instastory’ ku shfaqet këngëtarja e dashur për publikun teksa bën prova duke kënduar, Aurela Gaçe.

“Të dielën, nami”, ka shkruar moderatori krah videove së bashku me disa figura flakësh, duke lajmëruar atë çfarë do të sjellë artistja për publikun nga studio dhe shtëpia.

Nuk dihet se çfarë do të sjellë tjetër Arditi këtë të dielë, megjithatë kjo pritet të zbulohet në vetëm pak ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *