“Zbulo historinë tënde”, Muzeu Etnografik në Elbasan ekspozitë me veshje tradicionale

Muzeu Etnografik në Elbasan ka hapur sot dyert për qytetarët ku nuk kanë munguar edhe pjesëmarrja e artizanëve të qarkut të Elbasanit.

Punimet artizanale nga zonat e Shpatit, Shmilit, Çermenikës, Elbasanit, Godoleshit janë prezantuar nga vetë artizanët e këtyre zonave, të cilët ruajnë këtë traditë shekullore të qarkut të Elbasanit.

Kostume popullore të punuara me fije gjymyshi dhe perla prezantojnë kostumin popullor në ditën që vajza nusëron. Punimi me gjymysh dhe perla është veshja që nënkupton që tashmë vajza është nuse. Ndërsa veshjet e vajzave karakterizohen nga shumë ngjyra.

Në këtë ekspozitë të veshjeve artizanale kanë marrë pjesë edhe deputeti Taulant Balla, ministrja e Kulturës Elva Margariti, kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, ndërsa nuk kanë munguar edhe vizitat e turistëve të huaj ndodhur rastësisht në Elbasan.

Treva e Elbasanit në Shqipërinë e Mesme numëron 37 lloje kostumesh popullore autentike, me mbi 10-të variante. Në këtë trevë çdo 11 mijë banorë përfaqësohen me kostumin e tyre popullor.

Ministrja Margariti ka parë nga afër punimet artizanale duke u njohur edhe me traditën e hershme të këtyre punimeve artizanale.

“Investimi i fundit në Muzeun Etnografik që në vitin 1986. Ky është muaji i trashëgimisë ku Elbasani i ndërthur të gjitha elementet. Elbasani është një nga perlat e trashëgimisë. Kemi folur për disa nisma për ndërgjegjësimin e komunitetit. Kemi nisur hartimin e rregullores së bashkisë së Elbasanit. Procesi do të kaloje të gjitha hallkat. Ne jemi partnerë me bashkitë”, tha Margariti.

Deputeti Balla u shpreh se “dy vite më parë ka nisur rivitalizimi i rrugicave të kalasë. Qëllimi ynë është që kalaja e Elbasanit të shndërrohet në një atraksion të rëndësishëm turistik”.

Ndërsa kryetari bashkisë Llatja tha se “festivali i teatrit do të ketë mbështetjen e ministrisë. Fasada e teatrit dhe salla e teatrit “Skampa”, janë në projektet e bashkisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *